Majlinda jeton për xhudon

22 Gusht 2016 - 09:27      

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi thotë se jeton për xhudo dhe mendon të vazhdojë me këtë sport edhe dhjetë vjet.

"Unë jam ende e re, jam 25-vjeçare dhe mendoj se kam edhe dhjetë vjet të tjerë në xhudo. Unë vërtet e dua xhudon. Nuk merrem me të për para, nuk e bëj për të qenë e famshme. Jetoj për xhudo. Stërvitjet e forta nuk janë gjë e keqe për mua. Kur stërvitem fort, ndihem mirë. Më pas shkoj në gara dhe dua që të gjithë të më shohin dhe t'u tregoj të gjithëve se sa e mirë jam, se sa e fortë jam", ka thënë Kelmendi në një intervistë për "judoinside.com".

Një nga momentet historike të Lojërave Olimpike "Rio 2016" ishte edhe medalja e artë e fituar nga Majlinda Kelmendi në kategorinë deri 52 kilogramë në xhudo. Ishte paraqitja e parë për Kosovën në Lojërat Olimpike. Kelmendi ka thënë se fitorja e saj ka rëndësi të madhe për Kosovën. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...