22 Gusht 2016 - 09:24
Në fakt, "Rio 2016" pati edhe telashe të shumta, kanë vlerësuar mediat e mëdha botërore, por paraqitjet në arenat sportive i kanë mbuluar ato. Edhe te Kosova jo çdo gjë ishte bardhë. Por edhe lëshimet e Kosovës janë mbuluar - me medaljen e artë të Majlinda Kelmendit.
Falë paraqitjes së Majlinda Kelmendit, debutimi i Kosovës në ngjarjen më të madhe sportive është tregim suksesi. Zyrtarisht Lojërat Olimpike kanë nisur më 5 gusht, ndërsa janë mbyllur të dielën mbrëma, më 21 gusht.
Kosova në Rio ka dërguar një delegacion prej tetë sportistësh. Vetëm dy xhudistet, Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova, morën pjesë me normë, ndërsa gjashtë të tjerët ishin me ftesa. Sportistët ishin pakicë në delegacionin e Kosovës që numëronte mbi 60 persona. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...