Edhe Gjilani ankohet në gjyqtarin Kosumi

21 Gusht 2016 - 20:39      

Pas reagimit nga Trepça ’89, për gjyqtarin Besfort Kosumi është ankuar edhe Gjilani.

Gjilani sot u mposht në shtëpi 2 me 1 nga mitrovicasit që pas ndeshjes u ankuan në gjyqtarin për rastet kur ai ndëshkoi dy futbollistë të ’89-shit me karton të kuq.

Por, ankesa ka edhe Gjilani, por në dy raste tjera që thotë se ndikuan në rezultat.

Ky është reagimi i Gjilanit:

“Kryesia e K.F. Gjilanit kishte bërë të gjitha përgatitjet e duhura që kjo ndeshje të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ashtu ndodhi që para fillimit gjatë zhvillimit dhe pas përfundimit të takimit mysafirët dhe zyrtarët e takimit u ndanë të kënaqur me organizimin e këtij takimi por e meta e vetme ishte ndarja e drejtësisë. Ne si donatorë dhe dashamirë të këtij sporti jem të zhgënjyer me mënyrën se si sot gjyqtari Besfort Kosumi "ndau" drejtësinë.

Ai klubin tonë e dëmtoi në dy raste te cilat ndikuan ne rezultat. Në pjesën e parë gjyqtari kryesor nuk akordoi një penalti klasike kurse në pjesë të dytë anësori Jakup Musolli nuk referoi një pozitë jashtë loje nga e cila ne pësuam golin e dytë.

Lutemi që këso lëshimesh mos të ndodhin më në Vala Superligën e Kosovës”

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...