’89-shi ankohet në referim pavarësisht fitores

21 Gusht 2016 - 20:04      

Trepça ’89 është ankuar në vendimet e gjyqtarit kryesor të ndeshjes ndaj Gjilanit, Besfort Kosumi, pavarësisht fitores 2 me 1.

Mitrovicasit fituan edhe pse ishin me dy lojtarë më pak, që sipas kryesisë së klubit, u larguan pa të drejtë.

Në një reagim për media, Trepça ’89 ka lavdëruar Gjilanin për pritjen dhe është shprehur se “gjyqtari Kosumi ka nevojë për trajtim mjekësor në Spitalin e Psikiatrisë”.

“Kryesia e klubit Trepça 89 pas mbledhjes dhe analizës së ndeshjes KF Gjilani - KF Trepca 89 e cila është zhvilluar sot 21/08/2016 në stadiumin e qytetit në Gjilan ka vendosur që me anë të kësaj komunikate ‘ti tregojmë opinionit së paku anën tonë morale dhe të vërtetën. Mikpritja ka qenë në nivelin më të lartë si: para, gjatë dhe në fund të ndeshjes nga kryesia e klubit KF Gjilani, shtabit teknik, sjelljet e lojtareve, jemi të kënaqur edhe me pritjen e simpatizueseve "Skifterët" të cilët ishin korrekt ndaj KF Trepca89 FC. Organizimi i ndeshjes ishte shumë i mirë sipas proporcioneve të garave që organizohet në çdo ndeshje të superligës së futbollit të Kosovës.

Gjithçka ishte fer dhe korrekte deri kur gjyqtari kryesor Besfort Kosumi ndëshkoi futbollistin Fiton Hajdari me kartonin e dytë të verdhë pa të drejtë, se gjyqtari Kosumi kishte tendenca për t’i ndihmuar vendësve apo palës së tretë që ta dëmtojë Trepca89 tregon fakti kur ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë edhe futbollistin Ilir Izmakun dhe akordon penalti ne favor te Gjilanit. Pavarësisht rezultatit përfundimtar në favor të KF Trepca89 FC ankohemi për ndarjen e drejtësisë me një arsye se nuk është hera e parë që gjyqtari Kosumi ndikon në vlerësimet ndaj klubit tonë, vlen të përmendet ndeshja e sezonit vjeshtor të kampionatit të kaluar në ndeshjen Prishtina-Trepca89 në kampionatin 2015/16 kur sulmohet asistenti dhe nuk e ndërpret ndeshjen dhe vazhdon ndeshjen 7 min pa asnjë arsye. KF Trepca89 FC konsideron që ky gjyqtar ka nevojë për një trajtim mjekësor te Specialisti i Psikiatrise, kurse nga FFK-ja– komisioni i garave kërkojmë të marrin masa rigoroze për B Kosumi dhe të verifikojnë, analizohen ndëshkimet ndaj dy futbollisteve te KF Trepca89 FC.

Prandaj kërkojmë nga organet kompetente të Federatës që të ndërmarrin hapa konkret për ndërprerjen e këtyre referimeve te dobëta dhe tendencioze sepse në të kundërtën do të humbasim shikueshmërinë, adhuruesit e futbollit por edhe donatorët të cilët investojnë nëpër klube” thuhet në komunikatën e lëshuar nga drejtuesit e klubit KF Trepçës 89 FC

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...