’89-shi shokon Gjilanin, Drita fiton në Mitrovicë

21 Gusht 2016 - 17:57      

Trepça ’89 ka befasuar Gjilanin duke e mposhtur në shtëpi me rezultat 2 me 1.

Nigeriani John shënoi golin e parë në minutën e 29-të për golin e parë të Trepça'89.

Fiton Hajdari u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 54-t, duke lënë mitrovicasit me një lojtar më pak në fushë.

Në minutën e 74-të Isa Eminhaziri barazoi gjithçka nga pika e bardhë dhe 89-shi mbeti edhe me një lojtar më pak pasi Ilir Izmaku u ndëshkua me të kuq.

Por edhe pse me dy lojtarë më pak në minutën e 83-të Florent Hasani shënoi për fitoren e parë të ekipit mitrovicas.


Fitore në xhiron e parë ka shënuar edhe Drita që ka mposhtur në Mitrovicë Trepçën me rezultat 1 me 0.

Golin e fitores e shënoi Leutrim Kryeziu.


Në ndeshjen tjetër fitoi Ferizaj që ka shkelur Hajvalinë me rezultat 4 me 0.

Shkëmbim Salihu ka realizuar të katër golat për fitoren e Ferizajt. Të gjithë në pjesën e parë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...