
21 Gusht 2016 - 15:28
Arda Turan e nisi serinë e golave për Barçën, para se Ruben Castro të barazonte shifrat nga gjuajtja e lirë.
Lionel Messi ktheu skuadrën e tij në epërsi me një goditje nga një distancë mbi 20 metra para se Suarez të dyfishonte epërsinë, raporton Koha.net.
Suarez shënoi golin e katërt, me pas Messi shënoi për 5 me 1, dhe Suarez sërish shënoi nga gjuajtja e lirë për golin e tij të tretë dhe të gjashtin për skuadrën, para se Castro të shënonte sërish në minutat e fundit për Betisin. Rezultati përfundimtar ishte 6-2.
Sulmuesi uruguaian Suarez, i cili sezonin e kaluar e përmbylli si top-golashënuesi i La Ligas me 40 gola, tani ka 17 gola të shënuar në gjashtë ndeshjet e fundit të ligës.
Suarez ishte pjesa integrale e Barcelonës që sezonin e kaluar fitoi titullin duke ndihmuar klubin me 14 gola në pesë ndeshjet finale në La Liga – të gjitha fitore – përfshi edhe një hat-trick në fitoren 3-0 në ditën e fundit kundër Granadas.
Dhe ish-sulmuesi i Liverpoolit e nisi sezonin e ligës me ritëm të njëjtë, me tre gola të bukur, përfshi edhe një gjuajtje të lirë të mrekullueshme.
Gjashtë ndeshjet e fundit të Suarezit në La Liga
4 v Deportivo La Coruna (8-0)
4 v Sporting Gijon (6-0)
1 v Real Betis (2-0)
2 v Espanyol (5-0)
3 v Granada (3-0)
3 v Real Betis (6-2)
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...