Shikoni si duket fytyra e Diaz pas humbjes nga McGregor në UFC

21 Gusht 2016 - 12:14      

Irlandezi Conor McGregor ka fituar me pikë revanshin ndaj Nate Diaz, duel që u zhvillua në Las Vegas dhe që ishte i vlefshëm për UFC-202, duke u hakmarrë për humbjen që amerikani i shkaktoi pak muaj më parë.

Një sfidë me 5 raunde, mjaft e bukur, emocionuese dhe me rivalitet, që nisi gjatë orëve të vona të së shtunës dhe përfundoi orët e para të së dielës. Një nga gjyqtarët e dha rezultatin barazim 47-47, ndërsa dy të tjerë ishin “pro” McGregor, duke votuar 48-47 (pra, fitore jo me vendim unanim).

Të dy sportistët e kërkuan fitoren, zhvilluan 5 raunde me intensitet të lartë, por në fund fitues doli irlandezi, që ruan edhe kurorën.

Kurse, Diaz mbeti i gjakosur në fytyrë nga goditjet e McGregor, pas përfundimit të ndeshjes.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...