Foto: Reuters

Brazili mposht Gjermaninë për të artën olimpike

21 Gusht 2016 - 08:23      

Brazili ka bërë historinë duke fituar medaljen e parë të artë në futboll në Lojërat Olimpike.

Brazilianët mposhtën në finale kombëtaren e Gjermanisë në sfidën e e luajtur në “Maracana” duke hyrë në histori.

U deshën gjuajtjet e 11-metërshave për të vendosur fituesin e kësaj finaleje, pasi 120 minutat përfunduan me rezultatin e barabartë 1-1.

Neymar shënoi një super gol për Brazilin me anë të një goditje dënimi, që u barazua në pjesën e dytë nga ana e Meyer.

Nga pika e bardhë e 11- metërshave Brazili u tregua më i saktë duke fituar me rezultatin 5-4.

Pas kësaj ndeshjeje, ylli brazilian, Neymar, njoftoi se nuk do të jetë më kapiten i skuadrës.

“Sot, si një kampion, unë jam duke heq dorë nga shiriti i kapitenit. Kam qenë i gatshëm për të marrë shiritin e kapitenit, të cilin e kam nderuar, por sot po e lë. Tite mund të zgjedh një kapiten tjetër”, ka deklaruar Neymar. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...