Foto: AP

Bach lavdëron organizimin e Lojërave Olimpike në Rio

20 Gusht 2016 - 21:53      

Olimpiada në Rio de Zhanero, e cila përfundon të dielën, ka qenë një organizim ikonik pavarësisht një liste të gjatë problemesh dhe mungesës së parasë, ka thënë Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Thomas Bach.

Një ditë para ceremonisë mbyllëse të Olimpiadës së parë të mbajtur në Amerikë të Jugut, Bach tha se performancat e atletëve të kombinuara me ngjarje qëllim-plota i kanë bërë këto Lojëra të suksesshme dhe kanë dëshmuar se edhe vende jo shumë të pasura mund të organizojnë ngjarje të këtilla.

“Këto Lojëra ishin dhe ende janë ikonike në shumë aspekte. Kemi parë atletë të mrekullueshëm nga të gjitha sportet, kemi parë atletë ikona që e kanë përforcuar pozitën e tyre edhe më shumë, si Michael Phelps dhe Usain Bolt. E të tjerë që u bënë ikona këtu. Kemi parë garë në të gjitha sportet, garë kjo që ishte shumë e fortë, me performanca mbresëlënëse nga atletët. Ky është shpirti i vërtetë i Lojërave Olimpike”, ka thënë Bach, transmeton Koha.net.

Reuters shkruan se organizatorët e Rios u përballen me probleme me transportin, me sigurinë, me tribunat e zbrazëta dhe me mungesë të fondeve në kohën kur Brazili po përballet me recesionin më të keq që nga vitet e 1930-a.  

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...