20 Gusht 2016 - 18:07
Pejanët sot mundën Feronikelin në ‘Rexhep Rexhepi’, me rezultat 2-1, në javën e parë të Vala Superliga e Kosovës në futboll.
Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse rastet nuk munguan. Mirëpo, në pjesën e dytë, u shënuan tre gola, transmeton KosovaPress.
Fillimisht kampionët në fuqi zhbllokuan rezultatin me golin e Behar Maliqit në minutën e 59-të, mirëpo, pejanët gjashtë minuta më vonë u kthyen në lojë më golin e Xhevdet Shabanit, i cili realizoi edhe një super gol në minutën e 76-të për t’ia siguruar fitoren Besës.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të kësaj ditë, Drenica mundi Lirinë, me rezultat 2-1. Granit Arifaj shënoi dygolësh për kuqezinjtë e Skenderajt në minutën e 18-të dhe 20-të, kurse, golin e vetëm për mysafirët e realizoi Liridon Fetahaj në minutën e fundit të ndeshjes.
Vala Superliga e Kosovës / Java e parë
Rezultatet
Feronikeli-Besa 1-2
Drenica-Liria 2-1
Dje
Prishtina-Llapi 3-1
Nesër takohen:
Gjilani-Trepça ‘89
Ferizaj-Hajvalia
Trepça-Drita
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...