Në moshën e mesme, “pleqtë e artë” të Rios u japin të rinjve mësim

21 Gusht 2016 - 10:45      

Një grup i sportistëve në Rio de Janeiro ka gjetur sekretin për të rritur performancën dhe nuk ka asgjë të bëjë me dopingun.

Ka të bëjë me të pjekurit - një proces gjatë të cilit sportistët rriten e bëhen më të mençur, më të fokusuar dhe shkojnë e fitojnë medalje olimpike dhe zemrat e adhuruesve, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Të moshuarit në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro kanë dëshmuar se garat e nivelit të lartë nuk janë vetëm për të rinj.

“Për kohë shumë të gjatë na është thënë se do të përfundojmë në një moshë të caktuar. Por sportistët po tregojnë se kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë çiklistja amerikane Kristin Armstrong, që në moshën 42-vjeçare është bërë femra më e vjetër që fitoi medalje të artë olimpike në çiklizëm, në garën e kronometrit.

Derisa mosha mesatare e garuesve në Lojërat Olimpike në Rio është 26.97 vjet, pak mbi 25.85 vjet sa ishte 20 vite më parë në Atlanta, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka thënë se sheh sportistët më në moshë duke performuar më mirë në Lojërat Olimpike, madje edhe në ato sporte që është menduar se janë të rezervuar për të rinjtë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...