Sfida për të përfshirë boksierët profesionistë në Lojërat Olimpike

21 Gusht 2016 - 10:03      

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), me dekada ka larguar shenjat e amatorizmit, duke hapur rrugët për profesionistët si Michael Jordan, Serena Williams apo Sidney Crosby që të fitonin medalje të arta.

Transmetues, sponsorë dhe tifozë kanë qenë aq të lumtur me ndryshimin sa që çdo sport me përjashtim të boksit dhe mundjes ka lejuar profesionistët të garojnë në Lojërat Olimpike Verore, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.

Kjo ishte deri në qershor, kur Federata Botërore e Boksit Amator (AIBA), votoi për të lejuar boksierët profesionistë që të boksojnë në Lojërat Olimpike.

Në kontekst të Lojërave Olimpike, vendimi ishte i duhuri për t'u marrë.

IOC-i inkurajon federatat sportive për të përfshirë sportistët më të mirë në gara dhe mundësia që Manny Pacquiao të përfaqësojë Filipinet apo Vladimir Klitschko të luftojë për Ukrainën do t'i japë shkëlqim një sporti që e ka humbur paksa shkëlqimin në Lojërat Olimpike... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...