21 Gusht 2016 - 08:45
Cikli eliminator për “Rusia 2018” është i pari për përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Federata e Futbollit e Kosovës vetëm në muajin maj të këtij viti është pranuar në FIFA e UEFA, shkruan sot “Koha Ditore”.
Finlanda ndërkohë në kualifikime ka përvojë shumë të gjatë. Së pari është paraqitur në kualifikimet për botërorin e vitit 1938. Në nivel kontinental për herë të parë është paraqitur në kualifikimet për evropianin e vitit 1968. Por Finlanda nuk është kualifikuar asnjëherë në botëror apo evropian.
Finlanda e pret Kosovën në ndeshjen e parë për të dy përfaqësueset në ciklin e ardhshëm eliminator. Ndeshja që i takon Grupit I të eliminatoreve evropiane për botëror do të luhet më 5 shtator nga ora 20:45 në stadiumin “Veritas” në Turku të Finlandës... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...