
21 Gusht 2016 - 08:11
Fushën kryesore të stadiumit ua kishin lënë në dispozicion futbollisteve të Hajvalisë, meqë më 23 gusht ato do të debutojnë në eliminatore për Ligën e Kampionëve, shkruan sot “Koha Ditore”. Para se të fillonin stërvitjen, futbollistet e Hajvalisë bënë fotografi me fanellat me të cilat do të paraqiten në kuadër të eliminatoreve për “Champions”.
“E kemi merituar, por pasi ekipin e djemve si nënkampion të Kosovës nuk e lejuan të luajë në arenën ndërkombëtare, neve na humbën shpresat krejt. Megjithatë e bëmë një kërkesë dhe fati deshi që na pranuan dhe tashmë jemi në kualifikime për Ligën e Kampionëve”, thotë drejtori gjeneral i Hajvalisë, Xhavit Pacolli.
Pacolli nuk kishte pritur se pikërisht me femrat do të debutojnë në arenën ndërkombëtare. Ai thotë se shpresat kanë qenë që ekipi i meshkujve të dalë kampion dhe të marrë pjesë në garat kualifikuese të Ligës së Kampionëve... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...