Real Madridi përballet me një stinor pa transferime “galaktike”

20 Gusht 2016 - 13:55      

Real Madridi nis të dielën kampanjën për titullin e parë në La Liga në pesë vitet e fundit me ndeshjen në udhëtim kundër Real Sociedadit, pas një vere jo shumë aktive ku nuk pati ndonjë transferim të madh.

Skuadra madrilene ka bërë vetëm një transferim deri më tash, rikthimin e sulmuesit Alvaro Morata nga Juventusi për 30 milionë euro, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Nëse Reali nuk bën ndonjë transferim tjetër nga tash e deri në fund të afatit kalimtar më 31 gusht, atëherë do të jetë shifra më e vogël e shpenzuar nga klubi për lojtarë në verë në 15 vitet e fundit.

Inaktiviteti i madrilenëve është largim nga transferimet e profilit të lartë që zakonisht i bëjnë në afatin kalimtar të verës, pasi kanë transferuar emra si Gareth Bale, Toni Kroos e James Rodriguez për shifra marramendëse.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se tifozët nuk duhen të jenë të alarmuar për mosaktivitet në afatin kalimtar.

“Nganjëherë kështu është situata dhe nuk është gjithmonë e nevojshme të shpenzohen para. Ne kemi fituar Ligën e Kampionëve me këta lojtarë dhe gjithçka që kërkoj nga ta është të punojnë fort, pasi nuk do të shkojmë askund vetëm me emrin Real Madrid”, ka thënë Zidane... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...