20 Gusht 2016 - 13:25
Hickey 71-vjeçar është arrestuar të mërkurën nga policia braziliane, por ishte dërguar në spital për t'iu nënshtruar kontrolleve mjekësore pasi ishte ankuar për probleme shëndetësore, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Pasi është marrë në pyetje nga policia, Hickeyt i është mohuar lirimi me dorëzani nga një gjykatës dhe ai është dërguar në burgun e sigurisë së lartë Bangu 10.
Ai mohon akuzat, por ka dhënë dorëheqje përkohësisht nga të gjitha postet e tij.
Ai ka qenë kreu i Komitetit Olimpik të Irlandës (OCI) si dhe i Komitetit Olimpik Evropian, ndërsa ka pasur post edhe në bordin ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).
Hickey është larguar nga spitali me një karrocë të invalidëve të enjten mbrëma dhe është dërguar në stacion të policisë në Rio de Janeiro ku ka dhënë dëshmi për hetuesit.
Atij i është mohuar lirimi me dorëzani nga Gjykata e Drejtësisë dhe është transferuar në burg... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...