Foto: Ilustrim

Trajneri i Brazilit zbut fjalët për hakmarrje ndaj Gjermanisë

20 Gusht 2016 - 13:00      

Trajneri i skuadrës së Brazilit në futboll të meshkujve, Rogerio Micale, ka hedhur poshtë fjalët se skuadra e tij e re është duke shikuar të nxjerrë hak për humbjen që kishte pësuar skuadra e të mëdhenjve të Brazilit nga Gjermania në Botërorin 2014, kur dy përfaqësueset të takohen në finale të Lojërave Olimpike “Rio 2016” të shtunën.

Gjermania kishte shkatërruar Brazilin me shifrat 7:1 në gjysmëfinale të Botërorit 2014 të mbajtur në Brazil, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Ai rezultat ishte tronditës jo vetëm për skuadrën e futbollit, por për gjithë vendin dhe tash tifozët janë në nevojë dëshpëruese për një fitore në stadiumin ikonik “Maracana” të shtunën për të shëruar plagët e asaj disfate.

“Ajo ishte Kupa e Botës. Kjo është skuadra olimpike. Neymar kurrë nuk kishte luajtur në atë ndeshje, kështu që nuk ka asgjë që mund të nxjerrë atë lloj ndjenje për të nxjerrë hak. Është kohë tjetër dhe lojtarë tjerë. Tifozët janë duke luajtur rolin e tyre dhe neve do të na duhen tifozët pasi përballë do të kemi një skuadër shumë të fortë të Gjermanisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...