Foto: Reuters

Komiteti Olimpik i SHBA-së dhe Lochte kërkojnë falje

20 Gusht 2016 - 12:29      

Dy notarët amerikanë të akuzuar se kanë shpikur storien për plaçkitje gjatë Lojërave Olimpike "Rio 2016" kanë aterruar në Miami nga Brazili të premten herët.

Jack Conger dhe Gunnar Bentz ishin ndaluar të mërkurën dhe ishin nxjerrë nga aeroplani nga autoritetet braziliane, duke u marrë në pyetje për rastin e plaçkitjes që ata kishin thënë se ka ndodhur fundjavën e kaluar.

Ryan Lochte, protagonisti kryesor në këtë rast është tashmë në SHBA, ndërsa Jimmy Feigen ka mbetur në Brazil duke pritur që t'i kthehet pasaporta për të udhëtuar, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Feigen është pajtuar të paguajë 11 mijë dollarë donacion për bamirësi në Brazil, si pjesë e marrëveshjes për këtë rast.

Incidenti, për të cilin Komiteti Olimpik i SHBA-së ka kërkuar falje të enjten mbrëma, kishte turpëruar qytetin nikoqir të Lojërave Olimpike, kishte inatosur policinë dhe zyrtarët qeveritarë brazilianë dhe ka dominuar lajmet botërore.

Lochte në një deklaratë të dielën kishte thënë se një person i armatosur ia kishte drejtuar pistoletën në kokë dhe i kishte kërkuar kuletat nga grupi. Ata ishin në taksi kur ai ishte ndalur dhe ata ishin nxjerrë jashtë dhe ishin plaçkitur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...