Gazetari Toth fiton të artën në ecje sportive

20 Gusht 2016 - 12:03      

Matej Toth i Sllovakisë e ka kaluar kampionin e “Londra 2012”, Jared Tallentin me një ofensivë në pjesën e fundit të shtegut në Rio de Janeiro të premten, për të fituar titullin olimpik në 50 kilometra ecje sportive, duke ia shtuar këtë titullit të botës që e fitoi vitin e kaluar.

Gazetari 33-vjeçar i dërgoi puthje tifozërisë derisa eci kilometrin e fundit të një testi të madh të qëndrueshmërisë para se të kompletonte shtegun me kohë prej 3:40.58 orë, për të fituar medaljen e tij të parë në paraqitjen e katërt në Lojërat Olimpike, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

“Është diçka e pabesueshme për mua. Diçka si pavdekshmëri në sport. Jam shumë krenar. Shumë i lumtur. Është ndjenjë e madhe”, ka thënë Toth.

Australiani Tallent, që kishte udhëhequr garën për pjesën më të madhe të saj deri në dhjetë kilometrat e fundit, përfundoi në pozitën e dytë për herë të tretë rresht në Lojërat Olimpike.

Tallenti kësaj radhe ishte 18 sekonda prapa sllovakut Toth... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...