Foto: Reuters

Zenoorin, femra e parë nga Irani që fiton medalje olimpike

20 Gusht 2016 - 11:40      

Kimia Alizadeh Zenoorin ka shkelmuar kundërshtaret e saj dhe barrierat derisa është bërë femra e parë nga Irani që ka fituar një medalje olimpike. Ajo të enjten ka fituar medaljen e bronztë në taekwondo në kategorinë deri 57 kilogramë.

Ish-kampionia e botës për juniore, 18-vjeçarja, është shtrirë përtokë dhe ka puthur dyshemenë pasi mposhti Nikita Glasanoviqin e Suedisë me 5:1 në përballjen për të bronztën, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

“Jam shumë e lumtur për vajzat iraniane pasi është medalja e parë për ne dhe shpresoj që në Lojërat Olimpike të ardhshme të fitojmë të artën. Jam shumë e emocionuar dhe dua të falënderoj prindërit e mi dhe trajnerin tim. Ata kanë qëndruar prapa meje dhe jam shumë e lumtur”, ka thënë Zenoorin.

Irani ka fituar 65 medalje në Lojërat Olimpike vetëm në katër sporte - mundje, peshëngritje, taekwondo dhe atletikë - dhe e bronzta e Zenoorinit ishte medalja e pestë për shtetin aziatik në “Rio 2016” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...