
20 Gusht 2016 - 11:16
Lajmin e ka bërë të ditur gjatë një konference për media në të cilën tha se Zoti do të gjykojë nëse Federata Botërore e Atletikës (IAAF) pati të drejtë që të përjashtojë Rusinë nga Lojërat Olimpike “Rio 2016”, transmeton “Koha Ditore”.
“Sot në Rio më 19 gusht të vitit 2016, Yelena Isinbayeva po i jep fund karrierës së saj si profesioniste, kjo ishte deklarata ime. Unë jam shumë e lumtur që kam realizuar ëndrrat, kam fituar gjitha medaljet e mundshme, gjithë titujt e mundshëm dhe kam fituar besimin dhe dashurinë e tifozëve nga mbarë bota”, ka deklaruar Isinbayeva.
Për vendimin e IAAF-së që të suspendojë atleten ruse pas zbulimeve për doping të sponsorizuar nga shteti, ajo ka thënë: “Unë do t'i fal ata dhe Zoti do të jetë gjykuesi i tyre”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...