Foto: Reuters

Muhammad konfirmon dominimin e SHBA-së në vrapime me pengesa

20 Gusht 2016 - 10:52      

Amerikania Dalilah Muhammad ka udhëhequr nga fillimi deri në fund për të fituar të artën olimpike në 400 metra me pengesa të enjten mbrëma dhe kështu ka kompletuar “dopietën” e SHBA-së në këtë disiplinë në konkurrencë të meshkujve dhe femrave.

Danezja Sara Slott Petersen fitoi të argjendtën, ndërsa amerikania tjetër Ashley Spencer të bronztën.

Muhammad nisi më së miri garën dhe nuk shikoi prapa, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Ajo përfundoi me kohë 53.13 sekonda duke fituar për 0.42 sekonda.

“Realiteti i fitores është më i mirë se ëndrra. Kampione olimpike para emrit tim, është e jashtëzakonshme”, ka thënë Muhammad, nënkampionja e botës e vitit 2013... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...