Ngritja e jashtëzakonshme e shpresës së re të Hajdukut

20 Gusht 2016 - 10:15      

Jo shumë kohë më parë Ardian Ismajli nuk përfshihej në 18-shen e Prishtinës. Tani 19-vjeçari po luan para 30 mijë tifozëve dhe po e shijon edhe skenën evropiane.

Rrugëtimi i futbollistit të ri prishtinas ishte i jashtëzakonshëm. Ai rrugëtim e ka dërguar te një prej skuadrave me numrin më të madh të tifozëve në rajon, te Hajduku i Splitit, shkruan sot “Koha Ditore”. Ka disa ndeshje që Ismajli është paraqitur në përbërjen bazë të Hajdukut, ndonëse me këtë skuadër kroate u “njoftua” vetëm në shkurt të këtij viti.

Ardian Ismajli të enjten mbrëma mbuloi krahun e djathtë të mbrojtjes së Hajdukut që në Izrael pësoi 2:1 nga Maccabi Tel Aviv në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Evropës. Ai vlerëson lart paraqitjen personale dhe të skuadrës në Izrael.

“Luajtëm shumë mirë dhe realisht kemi mundur të fitojmë. Por humbja 2:1 na jep shpresë se në ndeshjen e kthimit në Split do të arrijmë të kualifikohemi”, ka thënë Ismajli të premten për gazetën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...