20 Gusht 2016 - 09:10
Mesfushori Rashkaj ka kohë që nuk po ftohet në përfaqësuese për shkak të nivelit të dobët të ligës në të cilën luan. Ai luan për Sandnesin në kategorinë e dytë të Norvegjisë, shkruan sot “Koha Ditore”. Rashkaj nuk ka marrë ftesë për ndeshjen e 5 shtatorit ndaj Finlandës që është e para e Kosovës në kualifikime.
Por Rashkaj shpreson që ndaj Finlandës për Kosovën të luajnë lojtarë sa më cilësorë. Në fillim të javës Milot Rashica, Alban Meha e Herolind Shala njoftuan se do të heqin dorë nga Shqipëria për të luajtur për Kosovën.
Të martën Sinan Bytyqi njoftoi se do të luajë për Kosovën pasi deri më tani ka luajtur për të rinjtë e Austrisë. Por me gjithë pritjet lëvizje tjera nuk pati. Në përfaqësuesen e Kosovës dhe në FFK nuk po japin asnjë informatë për këtë çështje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...