Medalja e Kosovares është për Suedinë dhe Kosovën

20 Gusht 2016 - 08:39      

Kur z. dhe znj. Asllani ishin larguar nga vendlindja e tyre - me dy fëmijët e tyre të vegjël - për të provuar fatin e tyre në Suedi në vitin 1988, ideja për të pasur fëmijë të tretë u kishte shkuar në mendje.

Kështu që një vit më vonë, një vajzë e re lindi në familjen e tyre në Kristianstad, shkruan FIFA.com, transmeton “Koha Ditore”. Ajo ishte suedeze nga lindja, por gjaku i saj ishte kosovar dhe kështu e pagëzuan me emrin Kosovare.

Por, atë që kurrë nuk kanë mundur të imagjinojnë në atë kohë ishte se 27 vite më vonë, për koincidencë në pjesëmarrjen e parë të Kosovës në Lojërat Olimpike si shtet i pavarur, vajza e tyre do të fitonte një medalje duke veshur fanellën e Suedisë, por edhe duke valuar lart flamurin e vendlindjes së prindërve të saj.

“Unë jam shumë krenare që luaj për Suedinë dhe e kam Kosovën po ashtu në zemër. Gjithë familja ime është në Kosovë, kështu që kjo medalje do të jetë si për Suedinë ashtu edhe për Kosovën. Të dyja i kam në zemër”, ka thënë Kosovare Asllani... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...