Prishtina-Llapi rikthen emocionet e elitës së futbollit

19 Gusht 2016 - 09:45      

Emocionet e elitës së futbollit tonë rikthehen sot, pasdite, me ndeshjen Prishtina-Llapi.

Pas një pushimi të gjatë, futbolli ynë kthehet në aksion. Kampionati i ri nis sot me duelin mes prishtinasve dhe llapjanëve, sezon ky që pritet të jetë më i miri në Kosovën e pasluftës për shkak se kamponi i ardhshëm dhe fituesja e Kupës së Kosovës do të luajnë në Evropë, transmeton KP.

Pikërisht dalja në Evropë është një motiv i madh për skuadrat tona që duket se janë përgatitur mirë për sfidat e reja.

Ballafaqimi mes Prishtinës, dhe Llapit pritet te jep lojë interesante, edhe pse në letër favorit është skuadra ‘bardhekaltër’ e cila është përforcuar mjaft mirë gjatë kësaj verë, madje, ata e treguan këtë në duel me Feronikelin një javë më parë kur fituan Superkupën e Kosovës.

Kampionët në fuqi të Kosovës, Feronikeli sezonin e ri e nisin në shtëpinë e tyre kundër Besës, skuadra këto që bashkë me Prishtinën pritet ta kenë fjalën kryesore në kampionatin e ri.

Gjithsesi se ndeshje interesant pritet të japin edhe takimet tjera të javës së parë që luhen këtë vikend.

Superliga / Java e Parë

E premte

Kastriot: Prishtina – Llapi

E shtunë

Feronikeli – Besa

Drenica – Liria

E diel

Gjilani – Trepça ‘89

Ferizaj – Hajvalia

Trepça – Drita

Të gjitha takimet zhvillohen në orën 16.00 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...