19 Gusht 2016 - 13:45
Policia i ka ndaluar për t'i marrë në pyetje se si ata dhe dy kolegë tjerë u plaçkitën në Rio de Janeiro në fundjavë, pasi një gjykatëse ka ngritur dyshime për dëshmitë e tyre, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Notari i tretë, James Feigen, është në kontakt me autoritetet braziliane, ka thënë zëdhënsi i Komitetit Olimpik të SHBA-së.
Policia federata po ashtu dëshiron të marrë në pyetje njërin prej notarëve më të dekoruar në histori të Lojërave Olimpike, Ryan Lochte, por ai është rikthyer në SHBA të hënën, ka thënë zëdhënësi i policisë.
Katër notarët kishin thënë se janë plaçkitur derisa po ktheheshin me taksi në Fshatin Olimpik në orët e hershme të së dielës pas një feste - një incident që ka ngritur shqetësim për sigurinë e sportistëve dhe vizitorëve në Lojërat Olimpike të para që po mbahen në Amerikë të Jugut.
“Rio 2016” ka pasur një seri të brengave të sigurisë, përfshirë plaçkitje të dy ministrave qeveritarë vizitues, një lypës duke u qëlluar për vdekje jashtë arenës ku u mbajt ceremonia hapëse dhe po ashtu plumba qorr që janë parë në qendrën ku janë mbajtur garat e hipizmit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...