Icho bën histori në mundje olimpike

19 Gusht 2016 - 13:09      

Kur vjen te mundja, askush nuk mund të matet me Kaori Ichon.

Mundësja japoneze është bërë femra e parë që ka fituar medalje të artë në katër edicione rresht të Lojërave Olimpike në një garë individuale, duke fituar të artën në kategorinë deri 58 kilogramë stil të lirë, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”.

Icho, kampione e dhjetëfishtë e botës, e la vonë të shënojë pikët vendimtare në finale ndaj ruses Valeria Koblova, duke regjistruar dy pikë pesë sekonda pa mbaruar përballja.

Triumfi i së mërkurës po ashtu nënkupton se Icho është sportistja e parë që ka fituar katër medalje të arta olimpike në mundje, ndërsa i është bashkuar listës së sportistëve të famshëm në të cilën gjenden Carl Lewis e Michael Phelps, që kanë fituar medalje të arta në gara individuale në katër edicione të Lojërave Olimpike.

Për befasi, Icho kishte pësuar humbjen e saj të parë në mundje pas 13 viteve në janar. Kampionia olimpike në kategorinë deri 63 kilogramë, në “Athinë 2004”, “Pekin 2008” dhe “Londra 2012”, ishte mposhtur në përballje të kategorisë deri 58 kilogramë nga mongolja Orkhon Purevdorj 21-vjeçare... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...