Clement del i artë në 400 metra me pengesa

19 Gusht 2016 - 12:40      

Kerron Clement i SHBA-së ka fituar të artën olimpike në vrapim 400 metra me pengesa të enjten, pasi një prej favoritëve, portorikani Javier Culson, u diskualifikua shkaku i startit të gabuar.

Clement udhëhoqi nga fillimi deri në fund dhe fitoi të artën. Mirëpo, ai u desh të djersitet fort nga fundi, pasi keniani Boniface Tumuti, erdhi fuqishëm nga korsia e shtatë, transmeton “Koha Ditore”.

Atleti me shtetësi turke Yasmani Copello fitoi të bronztën, në një garë që ishte hapur pas dështimit të kampionit të botës Nicholas Bett nga Kenia në raundin preliminar dhe diskualifikimit në finale të Culsonit.

Clement arriti kohë 47.73 sekonda, duke fituar për 0.05 sekonda para Tumutit.

Culson 32-vjeçar, medalisti i bronztë në “Londra 2012”, startoi para kohe, dhe shkurtazi nisi të qante në shteg para se të largohej... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...