
19 Gusht 2016 - 12:05
Xhamajkania ka përsëritur suksesin e amerikanes Florence Griffith Joyner, që ishte e fundit që fitoi të artën në 100 metra dhe 200 metra sprint brenda një edicioni të Lojërave Olimpike, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Thompson nisi furishëm garën dhe kthesën e kaloi e para dhe që nga atëherë më nuk shikoi prapa, duke përfunduar me kohë 21.78 sekonda.
Fitorja e Thompsonit ndaj favorites nga Holanda, Dafne Schippers, ka siguruar që Xhamajka të mbajë titujt më prestigjiozë të sprintit në Lojërat Olimpike.
“Është një befasi e madhe për mua pasi pata një lëndim muskulor. Duhet tejkaluar këto gjëra dhe ja ku jam me të artën. Është e vështirë të mposhtësh Dafnen, por ia dola”, ka thënë Thompson... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...