Ish-skllavi do të vrapojë për Sudanin Jugor në maratonë

19 Gusht 2016 - 11:35      

Olimpisti nga Sudani Jugor, Guor Marial, mund të mos jetë kandidat për medalje në maratonë (vrapim 42 kilometra e 195 metra) të dielën, por rruga e ish-skllavit deri në Rio është një prej storieve më të jashtëzakonshme të Lojërave Olimpike.

Si tinejxher ai ishte detyruar të vraponte për jetën e tij gjatë luftës së gjatë civile në Sudan gjatë së cilës i humbi 28 anëtarë të familjes, u kidnapua dy herë dhe përfundoi në skllavëri, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Kur iku nga Sudani ai kurrë nuk deshi të vraponte më për shkak të kujtimeve traumatizuese, por pasi arriti në SHBA si refugjat, talenti i tij u zbulua shpejt nga mësuesit e tij.

Këtë muaj Marial ka bërë histori duke u bërë bartës i flamurit të Sudanit Jugor, që për herë të parë ka dërguar një skuadër në Lojërat Olimpike. Ai ka udhëhequr për në stadiumin “Marcana” në defilim në ceremoninë hapëse kolegët si Santino Kenyi dhe Margret Hassan... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...