Foto: Reuters

Tetë medaljet e arta të Usain Boltit

19 Gusht 2016 - 08:48      

Rio de Janeiro përjetoi shndërrimin e Usain Bolt nga superhero në legjendë. Atleti xhamajkan fitoi edhe garën e 200 metrave, që do të thotë medalja e artë numër 2 në Rio dhe numër 8 nëpër olimpiada.

Ky ishte kulmimi i një sfide me veten për Bolt, sfidë që ka lindur në Pekin, në vitin 2008, dhe do të përfundojë sot, me garën 4x100, aty ku Bolt dhe shokët e tij pritet të marrin medaljen e artë. Nëse merr të nëntën, Bolt do të barazojë Carl Lewis dhe Paavo Nurmi si atletët me më shumë të arta olimpike në histori.

Kur Bolt duket në tartan, ambienti transformohet, publiku bërtet siç nuk e ka bërë kurrë më parë për një atlet. Kjo e bën xhamajkanin unik. Fuqia e tij është aq e madhe, saqë kur vjen momenti i nisjes së garës, ai vë gishtin tregues në buzë dhe publiku i “Joao Havelange” i bindet menjëherë.

Dhe gara nuk ka histori, pasi Bolt është edhe më dominues në 200 metra sesa në 100. Vetëm pas 50 metrash, gara ishte në dorën e tij. 19.78 sekonda koha e Bolt. Askush tjetër nuk zbriti nën 20 sekondat, me kanadezin De Grasse (20.02) që doli në vend të dytë dhe francezin Lemaitre në vend të tretë (20.12). 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...