Vëllezërit Brownlee dominojnë tregarëshin

19 Gusht 2016 - 11:01      

Alistair Brownlee ka fituar medaljen e artë olimpike në tregarësh në mënyrë dominuese, duke lënë prapa vëllanë Jonnyn, duke u bërë kështu i pari që ka mbrojtur titullin olimpik në tregarësh dhe e ka forcuar pozitën e tij si garuesi më i madh në sportin ku përfshihen noti, çiklizmi dhe vrapimi.

Jonny 26-vjeçar, që përfundoi i treti në Londër katër vite më parë, fitoi kësaj radhe të argjendtën, ndërsa është lënë në hije nga vëllai i tij gjatë 10 kilometrave vrapim. Jugafrikani Henri Schoeman fitoi të bronztën, transmeton “Koha Ditore”.

Vëllezërit Brownlee kanë demonstruar klasë duke kryesuar pas 1.5 kilometrave not dhe etapës prej 40 kilometra çiklizëm.

Më pas u shkëputën në 10 kilometra vrapim, ku Alistair u shqua dhe fitoi të artën.

“Çdo ditë ka qenë aq vështirë. Jam zgjuar në dhembje çdo ditë”, ka thënë kampioni, që i ishte nënshtruar një operimi në nyjë vitin e kaluar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...