
19 Gusht 2016 - 09:57
Derisa SHBA-ja dhe Spanja kanë pasur vështirësi të arrijnë potencialin e plotë në Rio, Australia dhe Serbia kanë dhënë shumë më tepër se që është pritur prej tyre me arritjen në gjysmëfinale, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Edhe pse SHBA-ja ishte përfaqësuesja e vetme që kaloi fazën e grupeve pa humbje, pyetje për aftësinë e saj për të fituar medaljen e tretë të artë rresht olimpike u shtruan pas tri fitoreve të ngushta jo impresionuese në fazën preeliminore.
Mirëpo, ato pyetje morën përgjigjen në mënyrën më të mirë të mërkurën mbrëma, kur SHBA-ja triumfoi 105:78 ndaj Argjentinës në çerekfinale, duke vazhduar serinë e fitoreve në Lojërat Olimpike në 23 ndeshje rresht.
“Ne kemi luajtur shumë mirë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”, ka thënë fundori amerikan Paul George... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...