Foto: Reuters

Enrique kritikon formatin e Superkupës

19 Gusht 2016 - 09:20      

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka vënë në pyetje qëllimin e të luajturit në Superkupën e Spanjës, pasi skuadra e tij e nisi stinorin në mënyrën më të mirë duke ngritur këtë trofe pas një triumfi pas dy ndeshjeve ndaj Sevillas.

Barcelona fitoi La Ligan dhe Kupën e Spanjës stinorin e kaluar dhe nisi kampanjën furishëm këtë edicion, duke mposhtur 3:0 të mërkurën mbrëma Sevillan në “Camp Nou” në ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës dhe duke ngadhënjyer me rezultat të përgjithshëm 5:0 pas dy ndeshjeve, transmeton “Koha Ditore”. Për Barcelonën ishte Superkupa e Spanjës e 11-të e fituar.

Superkupa e Spanjës ekziston në formatin e tashëm që nga viti 1982, ku përballet fituesi i La Ligas me fituesin e Kupës së Spanjës.

Në rast që një skuadër fiton dy trofetë, atëherë fituesi i La Ligas përballet me finalistin e Kupës së Spanjës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...