Foto: Reuters

Bunjaku nuk beson se të mëdhenjtë do të ndjekin rrugën e tij

19 Gusht 2016 - 07:59      

Suksesi i Kosovës në eliminatoret për Botërorin 2018 në futboll do të varet nga fakti se sa lojtarë me emër do t'i bashkohen Kosovës në ditët e ardhshme.

Kështu ka thënë të enjten sulmuesi më i mirë i Kosovës, Albert Bunjaku, shkruan sot “Koha Ditore”. Por Bunjaku nuk pret që lojtarët më të mirë nga Kosova, sidomos ata që aktualisht luajnë për Zvicrën, do të vendosin të luajnë për Kosovën.

Kosova më 5 shtator luan ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Finlandës në Turku në kuadër të eliminatoreve për kampionatin botëror të futbollit “Rusia 2018”.

Në fillim të javës Milot Rashica, Alban Meha e Herolind Shala njoftuan se largohen nga Shqipëria dhe do të luajnë në të ardhmen për Kosovën. Të martën Sinan Bytyqi njoftoi se lë shpresat e Austrisë dhe se do të luajë tani e tutje për Kosovën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...