Asllani në finale me Suedinë merr flamurin e Kosovës në krah

18 Gusht 2016 - 21:49      

Futbollistja Kosovare Asllani që mbron ngjyrat e Suedisë në futboll është në finale olimpike në futbollin e femrave kundër Gjermanisë.

Ajo atje ka vendosur të shkojë me flamur të Kosovës, transmeton Koha.net. Këtë e ka bërë të ditur në Instagram, ku ka publikuar këtë fotografi me këto fjalë.

“Fillova të shkruaj një postim emocionues për Kosovën, familjen time dhe Suedinë, por në fund e fshiva dhe në vend të kësaj dua të shkruaj diçka shumë të qartë dhe të thjeshtë. Këtë flamur do ta kem me vete nesër në finalen e Olimpiadës. E dua Suedinë. E dua Kosovën. Të dy vendet i kam në zemër”, ka shkruar Asllani.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...