FFK aplikon në FIFA edhe për katër futbollistë

18 Gusht 2016 - 18:22      

Federata e Futbollit të Kosovës ka aplikuar në FIFA edhe për katër futbollistë.

Herolind Shala, Imran Bunjaku dhe Vedat Muruqi, janë tre futbollistët të cilëve i janë lëshuar dokumentet nga Federata Shqiptare e Futbollit, ka konfirmuar për KOHA-n, Bajram Shala, menaxheri i përfaqësueses së Kosovës.

Përpos tyre, pas pranimit të Kosovës në FIFA e UEFA është dashur të merren dokumentet e të gjithë futbollistëve dhe tani është konfirmuar se edhe sulmuesit Bersant Celina i janë lëshuar dokumentet nga Federata e Norvegjisë.

Sot Koha Ditore ka shkruar se FFK ka dërguar kërkesë edhe për Albert Bunjakun, Enis Aushin, Fanol Përdedajn e Hekuran Kryeziun.

Ditë më parë Milot Rashica e Alban Meha konfirmuan se do të luajnë për Kosovën.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...