Bolt qeshet me rivalin në garën e 200 metrave

18 Gusht 2016 - 09:59      

Usain Bolt është një hap afër medaljes së tretë të artë në “Rio 2016” pasi ka kaluar në finale të garës 200 metra në vrapim.

Bolt pasi ia doli të kalonte kundërshtarët filloi të ngadalësohej duke e ditur se fitoren e kishte të garantuar.

Por sprinteri xhamajkan filloi të qeshte me rivalin e tij Andre De Grasse, i cili filloi të rriste shpejtësinë kur pa se Bolt po ngadalësohej.

Dy vrapuesit qeshën me njërin-tjetrin në 50 metrat e fundit dhe as nuk shikuan përpara deri në përfundim të garës.

Bolt përfundoi garën me kohë 19.78 sekonda kurse De Grasse me 19.80 sekonda.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...