18 Gusht 2016 - 09:07
Japonia ka marrë medaljet e arta në ditën e parë të turneut të mundjes për femra më 17 gusht.
Kaori Icho është bërë mundësja e parë në histori të Olimpiadave që të fitojë katër medalje ari, duke e mundur rusen Valeria Koblova Zholobova me rezultatin 3:2 në kategorinë prej 58 kilogramëve.
Japonezja tjetër, Sara Dosho e ka mundur rusën Natalia Vorobjova në kategorinë prej 69 kilogramëve, ndërsa Eri Tosaka e ka mundur Marija Stadnikun nga Azerbajxhani në kategorinë prej 48 kilogramëve.
Kina në anën tjetër ka dominuar në garat e zhytjes, por duke fituar medaljen e artë edhe në garën e ping pongut.
Suksesi i fundit bën që Kina të ndajë vendin e dytë me Britaninë e Madhe me 19 medalje të arit të fituara atletët e të dy shteteve. Në vendin e parë mbetët SHBA me 30 medalje ari të fituara.
Atletët e Shteteve të Bashkuara në tërësi kanë fituar 93 medalje të arit, argjendit dhe bronzit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...