Presion i madh ndaj lojtarëve që mendojnë të luajnë për Kosovën

18 Gusht 2016 - 09:00      

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) vazhdon të mos japë detaje lidhur me lojtarët në të cilët mund të llogaritë Kosova në ciklin e saj të parë eliminator, atë për botërorin e vitit 2018, shkruan sot Koha Ditore.

 

Kosova, pas më shumë se dy javësh e luan ndeshjen e parë, ndërsa FIFA nuk ka kthyer përgjigje në kërkesat që tashmë ia ka bërë Federata e Futbollit e Kosovës për lojtarë. Kosova po bën përpjekje për të afruar sa më shumë lojtarë kosovarë që kanë luajtur për përfaqësuese tjera, ndërsa tashmë ka afruar katër të tillë.

Milot Rashica, Alban Meha, Herolind Shala kanë thënë se do të luajnë për Kosovën, pasi më parë luajtën për Shqipërinë. Deklaratë të njëjtë ka dhënë edhe Sinan Bytyqi që deri më tani ka luajtur për të rinjtë e Austrisë.

Por nuk dihet qartë nëse të gjithë ata do të fitojnë të drejtën për të luajtur për Kosovën. Nuk ka një vendim të prerë të FIFA-s se cilët prej lojtarëve mund të ndërrojnë përfaqësuesen që t'i bashkohen Kosovës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...