Porto e Roma barazojnë në ndeshjen e parë

17 Gusht 2016 - 22:37      

Porto dhe Roma kanë barazuar 1 me 1 në ndeshjen e parë të “Play-Offit” për Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e zhvilluar në Portugali, Roma kaloi e para në epërsi përmes Monteiros që shënoi autogol në minutën e 21-të.

Por gjërat u vështirësuan kur Thomas Vermaelen, që debutoi te Roma, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 41-të.

Në minutën e 61-të, Silva i Portos shënoi nga pika e bardhë për të barazuar gjithçka në 1 me 1 në ndeshjen e parë.

Takimi i kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Romë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...