17 Gusht 2016 - 21:08
“Jemi në kontakt me ta, i kemi dërguar ftesa për grumbullim edhe te ata me origjinë nga Kosova”, thotë Bushi që shprehet i lumtur për Kosovën, transmeton top-channel.
Nga të gjithë emrat e larguar deri tani, Bushi veçon Valdet Ramën dhe Alban Mehën si dy lojtarë që kanë kontribuar për ngjyrat “Kuqezi”, por shton se vendimi i tyre duhet respektuar.
“Të dy kanë kontribuar, por ne kemi krijuar një grup prej 40-50 lojtarësh dhe mungesa e tyre nuk do të ndihet aspak në Kombëtare. Rashica dhe Shala janë lojtarë të mirë me prespektivë. Por duhet respektuar vendimi i tyre dhe të na bëhet qejfi se edhe Kosova është pjesë e kombit tonë”, shton ai.
Në miqësoren e fundit të gushtit kundër Marokut, trajneri De Biazi pritet të rikthejë në skuadër Jahmir Hykën dhe Rei Manajn. Ndërkohë ende nuk dihet nëse lojtari i Shalkes Dionis Avdiaj do të jetë kontingjent “Kuqezi” që në këtë ndeshje apo do të grumbullohet më vonë nga tekniku italian.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...