Ekipi i Kosovës kthehet në shtëpi me fitore

17 Gusht 2016 - 18:01      

Sot, ekipi përfaqësues i Kosovës mundi seleksionin e lojtarëve të NCAA – Athletes in Action, me rezultat 88:81.

Në këtë ndeshje, ekipi kosovar u paraqit me njëmbëdhjetë lojtarë vendorë, dhjetë prej të cilëve u aktivizuan në lojë. Selektori Krasniqi vendosi të mos e aktivizojë në lojë Dardan Berishën, i cili mori në goditje dhe lëndim të lehtë dje në ndeshjen ndaj kundërshtarit më të fortë të këtij turneu – universitetit Kansas State.

Në ndeshje janë inkuadruar edhe lojtarët e rinj, nga të cilët lojën më të mirë e tregoi Leonard Mekaj, i cili shënoi 20 pikë, 4 kërcime, 4 asistime dhe 3 topa të vjedhur për vetëm njëzetë minuta lojë, ndërsa pikë të dyfishta shënuan edhe Granit Rugova (18), Drilon Hajrizi (12), Yll Kaçaniku (11) dhe Gazmend Sinani (10).

Sonte, ekipi kombëtar do të kthehet në Prishtinë, për tu përgatitur për fazën e fundit të ndeshjeve testuese, kundër përfaqësueseve të Katarit dhe Qipros, më 23 dhe 24 gusht në Nikozi, para ndeshjes së parë kualifikuese kundër Sllovenisë, në Lubjanë më 31 gusht.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...