17 Gusht 2016 - 17:11
Qendërmbrojtësi 24-vjeçar, që po kërkohet me ngulm nga Arsenali, raportohet se ka arritur marrëveshje personale me “Topçinjtë”, por akoma nuk është arritur marrëveshje mes klubeve.
“Shumë shpejt do të dini për të ardhmen e Mustafit. Dy e më shumë klube janë në negociata për lojtarin”, ka thënë Kujtimi për “goal.com”, transmeton koha.net.
“Goal” raporton se Liverpooli nuk ka shprehur fare interesim për futbollistin, siç raportohej sot në mediat ndërkombëtare.
Arsenali është në kërkim të Mustafit pas lëndimit të dy qendërmbrojtësve Per Mertesacker e Gabriel Paulistas.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...