FBK fton në takim grupet e tifozëve nga anembanë Kosova

17 Gusht 2016 - 14:28      

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka ftuar në takim të gjithë krerët e grupeve të tifozëve në vendin tonë, të cilët duan ta përkrahin Kombëtaren A të Kosovës në kualifikimet për Eurobasket 2017.

Takimi do të mbahet të premten (19.08.2016) me drejtuesit e FBK-së në ora 13:30 në zyre të FBK-së, lagjen “Arbëria”, Kompleksi “Tregtia”, C2/11, Nr. 4 në Prishtinë.

“Qëllimi i takimit është organizimi dhe mobilizimi sa më i mirë i grupeve të tifozëve nga anembanë Kosova për kualifikimet historike të Kombëtares së Kosovës për Kampionatin Evropian”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Sipas FBK-së, në takim duhet të jenë të pranishëm kryetari i grupit të tifozëve, ndërsa konfirmimi duhet të bëhet paraprakisht në email adresën [email protected], ku duhet të ceket emri, mbiemri si dhe grupi i tifozëve. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...