17 Gusht 2016 - 09:31
Është kampioni i Kosovës në futsall, Feniksi i Drenasit, që të mërkurën (sot) do të debutojë në "UEFA Futsal Cup", garën e vetme të UEFA-s për klube të futbollit të sallës.
Feniksi do të nisë garën në fazën preliminare të UEFA Fustal Cup, që zhvillon edicionin e 31-të dhe të 16-tën sipas formatit aktual. Feniksi është njëra prej 32 skuadrave që do të paraqitet në fazën preliminare. Pas fazës preliminare luhet raundi kryesor kualifikues, e pas tij raundi elit. Të gjitha raundet luhen nëpër grupe. Feniksi si debutues në këtë garë, synon të kalojë raundin preliminar, që do të vlerësohej sukses shumë i madh për futsallin kosovar, shkruan sot Koha Ditore.
Skuadra nga Drenasi bënë pjesë në Grupin e fundit, atë H, ku bëjnë pjesë edhe Oxford City Lions i Anglisë, Encamp i Andorrës dhe ASA Tel Aviv i Izraelit. Ndeshjen e parë, Feniksi e luan të mërkurën (sot) nga ora 18:00 ndaj Oxfordit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...