Futbollistet e Suedisë me Kosovare Asllanin eliminuan Brazilin

17 Gusht 2016 - 08:49      

Brazili në futbollin për femra i ka thënë lamtumirë Olimpiadës, pasi është mposhtur me penallti nga Suedia, ku luan edhe Kosovare Asallani.

Përfaqësuesja braziliane, një ndër favoritet kryesore për të triumfuar në Olimpiadë nuk ia doli në gjysmëfinale të shënonte qoftë një gol në portën e nordikeve gjatë 120 minutave lojë, ndërsa në lotarinë e 11-metërshave vajzat, që drejtohen nga trajneri Vadao, gabuan dy herë kundrejt një dështimi të kundërshtareve.

As eksperienca e kapitenes Marta, 5 herë futbollistja më e mirë e vitit, nuk i shërbeu Brazilit për t’i shkuar deri në fund ëndrrës.

Ishte pikërisht 30-vjeçarja që ekzekutoi saktësisht penalltinë e parë, por në serinë e dytë për brazilianët gaboi Cristiane. Të njëtën gjë bëri edhe shqiptarja Kosovare Asllani për Suedinë, ndërsa në serinë e tretë dhe të katërt nuk gaboi asnjëra palë. Në serinë e fundit Andressa nuk mundi ta mposhtte portieren Lindahl ndërkohë që Dalhkvist realizoi 11 metërshin e kualifikimit.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...