Bytyqi do të huazohet nga City

17 Gusht 2016 - 00:23      

Sinan Bytyqi, mesfushori kosovar i Manchester Cityt, ka deklaruar për KTV-në se sezonin e ardhshëm do ta zhvillojë te një ekip tjetër evropian.

Ai ka thënë se ka në plan të huazohet për një sezon dhe më pas të kthehet sërish te City i Pep Guardiolas.

Duke mos përmendur ekipe, Bytyqi ka thënë se ka klube nga Holanda e Spanja që kanë shprehur interesim për të.

“Tash kam për të nënshkruar kontratë të re. Plani është të huazohem në një ekip për një vit. Por nuk guxoj të flas për këtë. Ka jashtë Anglisë dhe ekipe nga Anglia. Ka nga Holanda, Spanjë vetëm duhet të shoh një ekip të mirë që më përshtatet. Plani është të luaj më shumë dhe të kthehem prapë që të provoj sërish te City”, është shprehur futbollisti i ri i përfaqësueses së Kosovës.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...