Bytyqi: E kam zgjedhur me zemër Kosovën, Austria nuk iu gëzua vendimit

17 Gusht 2016 - 00:18      

Sinan Bytyqi, mesfushori shqiptar i Manchester Cityt, thotë se mezi ka pritur që të marrë ftesën për të përfaqësuar Kosovën.

Në një intervistë ekskluzive për KTV-në, Bytyqi ka treguar se është takuar me përzgjedhësin e Kosovës Albert Bunjaki dhe planet e tij i kanë pëlqyer shumë talentit kosovar.

“Kam prit gjithë deri kur të më thërrasin. Dje jam takuar me zotëri Bunjakun. Më ka treguar planin e Kosovës dhe menjëherë kam thënë PO dhe jam në pritje të letrave e pasaportës”, ka thënë ai.

Bytyqi thotë se është njoftuar edhe për yjet tjera që i janë bashkuar Kosovës dhe mezi pret të luajë minutat e parë në fanellën e re.

Duke treguar për vetitë e tij si lojtar, Bytyqi thotë se “luan me zemër”.

“Jam futbollist që luaj me zemër dhe tash për Kosovën edhe ma lehtë do të luaj me zemër dhe shpresoj t’i ndihmoj Kosovës bashkë me fansat që shpresoj se do të na shikojnë e të na ndihmojnë”, ka shtuar 21-vjeçari.

Bytyqi, që ka luajtur për Austrinë në grupmoshat deri 17 vjet dhe deri 21 vjet, thotë se ky shtet nuk i është gëzuar vendimit që ai ka marrë për të luajtur për Kosovën.

“Kur ju tregova qysh kam vendos nuk janë gëzuar, por ky është vendimi im”, ka thënë talenti duke falënderuar Austrinë për kontributin në karrierën e tij. “Më thanë ‘Ti ke vendos nuk kemi çka me bo’. Kanë thënë që kanë pas plane që unë të luaj edhe me seniorë për Austrinë, por ky ishte vendimi”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...